Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina përgatitet për zgjidhje të veçanta për të forcuar mbrojtjen në rajonet e prekura nga sulmet ruse me dronë, veçanërisht në Çernihiv, Sumy, Harkiv, Donetsk, Zaporizhia, Dnipropetrovsk dhe Kherson.
Kjo deklaratë erdhi pas një takimi me Komandantin e Lartë të Ushtrisë ukrainase të enjten në mbrëmje.
Zelensky theksoi nevojën për mbrojtje më të fortë dhe operacione më aktive kundër forcave ruse.
“Po përgatitim zgjidhje të veçanta që mund të forcojnë mbrojtjen tonë në këto rajone dhe të shkaktojnë humbje më të mëdha okupatorit, mbi të gjitha atyre njësive ruse që po sulmojnë qytetet tona në Nikopol, në Kherson. Ata në fakt po organizojnë ‘safari njerëzor’ dhe po stërvitin operatorë dronësh me koston e vrasjes së ukrainasve në rrugë, në autostrada. Na duhet më shumë mbrojtje dhe operacione më aktive”, tha Zelensky.
Sipas tij, Forcat e Armatosura të Ukrainës do të përfshijnë më gjerësisht sistemet e tyre të dronëve pa pilot.
“Ka tashmë një funksionalitet të zgjeruar për ushtrinë – kemi folur për këtë në brigada të ndryshme. Dhe nga 1 dhjetori, një sistem pikash elektronike për evakuimin e të lënduarve me komplekse robotike tokësore, si dhe për përdorime të tjera të komplekseve robotike tokësore nga njësitë luftuese, duhet të hyjë në funksion. Zgjidhja është gati. Gjithashtu, po sigurojmë plotësisht financim direkt për brigadat për nevojat e tyre: për dronë, për blerjen e komponentëve”, tha shtoi Zelensky.
Sipas raporteve të fundit, Rusia ka përdorur modele si Molniya, Chernika dhe Lancet për të arritur efekte të interdicimit ajror në fushën e betejës, duke synuar qytete si Harkivi, Sumy, Kramatorsk, Zaporizhia dhe Kherson.
Ukraina po rrit prodhimin e dronëve të saj kundërinterceptues, me synim të paktën 1.000 njësi në ditë, dhe po bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë për të forcuar prodhimin e armëve të gjata distancë dhe mbrojtjen ajrore.




