ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 45 minutes ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 48 minutes ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 1 hour ago
Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite 4 hours ago
Clark: Millosheviqi refuzoi të fliste – vrasja e Jasharajve paralajmëroi shpërthimin e konfliktit 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Clark: Millosheviqi refuzoi të fliste – vrasja e Jasharajve paralajmëroi shpërthimin e konfliktit

albnews by albnews
17 November, 2025
in Kosova
0
Clark: Millosheviqi refuzoi të fliste – vrasja e Jasharajve paralajmëroi shpërthimin e konfliktit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshminë ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili po dëshmon si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Gjatë fjalës së tij të parë para trupit gjykues, Clark përshkroi situatën në Kosovë gjatë viteve të luftës, duke rrëfyer episode nga kontaktet e tij me zyrtarë shqiptarë dhe amerikanë.

RelatedPosts

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Nis dëshmia e Wesley Clark në Hagë, dëshmitarit të fundit të mbrojtjes

Presidentja sqaron deklaratën për “900 banda kriminale”: Kam menduar për rastet, ka qenë e paqëllimshme

“Ka qenë një periudhë e dhimbshme, sepse më kujtohet në një pikë, një brigadier nga ushtria shqiptare erdhi për t’u takuar me mua. Më tha shikoje se si është situata në Kosovë. Ndërkohë ne shikonim se cila ishte rrethana, sepse në fakt po hidhnin mortaja, bomba dhe po luftonin në të gjitha format e mundshme në fshatrat shqiptare”, tha Clark.

Ai tregoi se procedurat e NATO-s e kufizonin ndërhyrjen e menjëhershme, pavarësisht informacioneve alarmuese nga terreni.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s nuk kishim asnjë autoritet, nuk kishte udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë”, deklaroi ai.

Clark tregoi edhe për përpjekjet diplomatike për të kontaktuar Sllobodan Millosheviqin, të cilat, sipas tij dështuan.

“Unë dhe Richard Holbrooke e kontaktuam Millosheviqin dhe ai refuzoi të fliste për këtë temë. E dinim që kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste”, theksoi gjenerali.

Në vijim, ai rrëfeu se si kishte udhëtuar në Maqedoni në ditët e para të marsit për të inspektuar një Task-Forcë amerikane dhe si ishte informuar për vrasjen e familjes Jashari.

“Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentin e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja e Jasharajve”, tha Clark, duke shtuar se presidenti maqedonas atë kohë Kiro Gligorov, e kishte paralajmëruar për pasojat.

“Kur shkova ta takoja presidentin Gligorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj; kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17 November, 2025
Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite

Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result