ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh 7 minutes ago
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës 13 minutes ago
Bora godet LONDRËN (video) 21 minutes ago
Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’ 41 minutes ago
Starmer do të përballet me PMQ-të e para mes shqetësimeve të deputetëve të prapavijës për shtypjen e azilit 42 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

albnews by albnews
19 November, 2025
in Albania
0
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Klodian Tomorri

Një javë më parë kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste dikujt në telefon me tone të ashpra. ““Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të kriijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?” dëgjohej Rama teksa kërkonte llogari në telefon.

RelatedPosts

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

“Garda vepron me ligj, jo me urdhër”, Berisha për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Balluku rikthehet në Kuvend, Bardhi: PS t’i japë një duartrokitje të pandehurës së SPAK

Menjëherë sapo u transmetuan pamjet, në Shqipëri nisën aludimet se kujt po i bërtiste kryeministri dhe se për çfarë çështje bëhej fjalë. Shumë aluduan se zoti Rama ishte duke i ulëritur Arbjan Maznikun, bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale Administrative. Të tjerë thanë se personi në anën tjetër të telefonit ishte Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia shkoi edhe më tej duke publikuar pamjet e telefonatës së Ramës në rrjetet e tij sociale me komentet se kryeministri donte me çdo kusht që të mblidhej sa më shpejtë komisioni për reformën zgjedhore.

“Por pse e ka kaq me ngut kryeministri reformën zgjedhore, kur sistemi zgjedhor është perfekt për atë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama do një pretekst për të futur duart mbi Kushtetutën. Do që nëpërmjet sebepit të reformës zgjedhore të ndryshojë Kushtetutën për të kapur drejtësinë,” komentoi Shehaj.

Por Mbreti ka kryer punë me politikën, pasi nuk llogarit më asnjë kundërshtar. Tani ai merret vetëm me biznes.

Edi Rama ka folur në telefon me dy persona atë ditë, që endej rrugëve të Romës. Këta ishin zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj dhe shefi i IT-së në Policinë e Shtetit. Të dy këta janë bashkëdrejtuesit e grupit të punës që po negocion kontratën 140 milionë dollarë për projektin e ashtuquajtur Smart City.

140 milionë dollarë pa garë

Në mars të këtij viti, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.

Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe, e cila bashkë me TVSH-në shkon 140 milionë dollarë do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.

Pra, e thënë më thjeshtë. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t’ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit. Këto janë instrumentat financiarë inovativë, që shpik kryeministri nga pelegrinazhet e tij në botën arabe, kur viziton sulltanët e Lindjes.

Në Shqipëri, këtë skemë e kanë bërë vetëm mashtruesit e mikrokredive. Ata u jepnin qytetarëve borxh, por vetëm në letër. Sepse paratë e borxhit kalonin sërish menjëherë në llogarinë e kompanisë së mirkokredive. Nga gjithë ky operacion qytetarët viktima nuk preknin asnjë lekë, por kishin vetëm një efekt. U rritej borxhi që duhet të shlyenin.

Patate e nxehtë

Pas miratimit të ligjit për kredinë, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar kushtet teknike të projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por për shkak se anëtarët e grupit të punës hezitojnë të firmosin pataten e nxehtë që u ka servirur Rama, disa prej tyre kishin kërkuar oponencën e studimit të fizibilitetit, pasi bëhet fjalë për një kontratë më të madhe se 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja se pse nga rrugët e Romës, Rama i bërtiste Hodajt dhe drejtorit të IT-së në Polici në telefon që “çfarë oponence bëni ju se na keni kthyer një vit mbrapa.”

Kjo pasi oponenca e studimit të fizibilitetit do ta kthente projektin Smart City një vit mbrapa. Por me sa duket Edi Rama ka ngut të mbyllë sa më parë biznesin e madh 140 milionë dollarë që negocioi në Emirate, pa asnjë garë.

Madje për këtë ngut përdori edhe ngjarjen mafioze të vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. “Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe rrugëve kombëtare është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale. Por nuk është problemi tek zbardhja; në momentin që sistemi ekziston, ai parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë dhe rregullat e qarkullimit,” tha Edi Rama 3 ditë pas telefonatës, pasi ishte kthyer në Shqipëri.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar,” thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Sa frëngu pulën

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e software-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardware dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Ky është një biznes shumë i madh, ndoshta i ideuar dhe dakortësuar në darkat e pelegrinazheve arabe të kryeministrit. Qytetarët tani do të mbajnë në kurriz dhe do të paguajnë deri në qindarkën e fundit 118 milionë dollarët borxh plus interesin 4 për qind në vit për 15 vjet.

Para e madhe dhe pazar i madh. Ndërkohë që Marta Kos dhe Kaja Kallas tundin kapitujt në Bruksel, Shqipëria jep 140 milionë dollarë pa tender. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa kamikazët poshtë firmosin. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

19 November, 2025
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

19 November, 2025
Bora godet LONDRËN (video)

Bora godet LONDRËN (video)

19 November, 2025
Forcat britanike u vendosën për të gjurmuar anijen ruse të spiunazhit në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result