VIDEO/ Makina bie nga trageti, shqiptari shpëtohet në momente kritike

albnews
By
1 Min Read

Një makinë ka rënë në det në Portin e Barit, teksa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

Mediat italiane kanë publikuar video-n ku duket drejtuesi i saj, shqiptar, i cili qëndron mbi automjet. Shqiptari u shpëtua nga Roja Bregdetare.

Makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë, por për shkak të kushteve të motit me shi të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.

Më pas, drejtuesi theu xhamin e përparmë të makinës dhe arriti të dilte para se automjeti të fundosej.

Share This Article