ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 54 minutes ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 1 hour ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 2 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 2 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Presidenti Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dosjeve të Epstein

albnews by albnews
20 November, 2025
in Bota
0
Presidenti Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dosjeve të Epstein
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar ligjin që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Sapo e kam nënshkruar projektligjin për të liruar dosjet e Epstein!”, duke shoqëruar njoftimin me kritika ndaj demokratëve, të cilët sipas tij po e përdorin çështjen Epstein për të devijuar vëmendjen nga “fitoret tona të mëdha”.

RelatedPosts

VIDEO/ Përplasen “kokë më kokë” dy trena pasagjerësh në Çeki, dhjetëra të plagosur

VIDEO/ Nga avioni qeveritar, Ministri gjerman zbulon publikisht: “Jam fans i Dua Lipës”

Zbulohet kush e bleu tualetin prej ari për 12,1 milionë dollarë

Nënshkrimi i ligjit u bë pasi Senati finalizoi procedurat dhe ia dërgoi atë Shtëpisë së Bardhë, pasi më herët ishte miratuar me shumicë dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas ligjit të ri, Departamenti i Drejtësisë ka 30 ditë kohë për të bërë publike dokumentet që lidhen me Epstein, financuesin e dënuar për abuzim me të mitur.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, Trump ishte zotuar se do t’i publikonte të gjitha dosjet e Epstein, edhe pse më vonë i cilësoi ato si një “mashtrim” të demokratëve. Lidhjet e tij të mëhershme me Epstein kanë qenë në qendër të vëmendjes për vite me radhë, por ai ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.

Qëndrimi i tij ndryshoi papritur fundjavën që lamë pas, kur ai u bëri thirrje republikanëve në Kongres të mbështesnin Projektligjin për Dosjet Epstein, duke lënë të kuptohet se do ta nënshkruante.

“Për shkak të kësaj kërkese, votat ishin pothuajse unanime”, shkroi ai në njoftimin e mbrëmjes.

Në Dhomën e Përfaqësuesve ligji u miratua me 427 vota pro dhe vetëm një kundër, një rezultat që u prit me duartrokitje. Senati konfirmoi menjëherë se do ta votonte gjithashtu.

Në postimin e tij, Trump e paraqet vazhdimisht Epstein si të lidhur me demokratët, duke përmendur marrëdhëniet e tij të kaluara me figura të tilla si Bill Clinton. Ai ka kërkuar që Departamenti i Drejtësisë të hetojë gjithashtu lidhjet e Epstein me Clintonin, ish-sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, një donator i njohur demokrat.

Të tre emrat figurojnë në 20,000 dokumente të tjera të publikuara javën e kaluar nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për shkelje.

Ndërkohë, Larry Summers njoftoi të mërkurën se do të tërhiqej nga jeta publike, duke deklaruar se ndihej “thellësisht i turpëruar” për marrëdhënien e tij me Epstein.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result