ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 24 minutes ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 30 minutes ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 33 minutes ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 39 minutes ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 40 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Durrës/ Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar

albnews by albnews
21 November, 2025
in Albania, Shqiperia
0
Durrës/ Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “CLEANING 3”, pas hetimeve të kryera me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë. Në pranga ranë 12 persona, mes tyre edhe organizatori i dyshuar i grupit, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Operacioni erdhi si vijim i hetimeve të “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2”, që kishin zbuluar shpërndarje droge pranë gjimnazeve të qytetit. Policia ka dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti tjetër, i cili furnizonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona pranë shkollave.

RelatedPosts

“A do ta sfidoni drejtësinë?”, Rama përplaset me gazetarët për Ballukun: Kur të kemi konferencën do përgjigjem

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Mes të arrestuarve është F. A., 30 vjeç, i dyshuar si drejtues i grupit dhe i akuzuar për një sërë veprash, përfshirë prodhim dhe shitje narkotikësh, kontrabandë mallrash dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga u vunë edhe 11 shtetas të tjerë të moshave 19-58 vjeç, ndërsa B. M. u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan: 180 doza kokainë, 620 doza kanabis, peshore elektronike, 16 telefona, armë të ftohta dhe fishekë luftarakë.

Njoftimi i plotë:

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CLEANING 3”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve policore, ka ndjekur me metoda speciale të hetimit procedimin penal nr. 880, i vitit 2025, ku si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar disa shtetas për veprën penale “Shpërndarja e lëndëve narkotike”, në afërsi apo pranë shkollave në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në vijim të hetimeve dhe provave të siguruara, është bërë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet policore të DVP Durrës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht:

F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.

Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result