Tirana pret sot Samitin “Plani i rritjes rruga jonë në BE”.
Teksa ishte në pritje të liderëve të ftuar në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama është përplasur me gazetarët. Shkak është bërë pezullimi i Belinda Ballukut në GJKKO.
Gazetarët e kanë pyetur Ramën nëse do ta sfidojë vendimin e drejtësisë apo do ta shkarkojë Ballukun. Por, kryeminsitri është nervozuar duke iu thënë se ishte momenti i miqve dhe se pyetjet mund t’i bëjnë në konferencë.
“Këtu jemi për të pritur miq. Kur të kemi konferencën për shtyp mbrapa do iu përgjigjem edhe pyetjeve. Të presim miqtë, të bëjmë konferencën e shtypit dhe bëni pyetjet që keni. Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon”, deklaroi Rama.




