ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 44 minutes ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 49 minutes ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 53 minutes ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 59 minutes ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 60 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

albnews by albnews
21 November, 2025
in Kosova
0
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një intervistë të gjatë dhe personale për gazetën “Süddeutsche Zeitung” ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer ka mbrojtur angazhimin e tij në fund të viteve 1990-të për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e Beogradit.

Në pyetjen se si arriti ta bind partinë e tij të Gjelbër për të hequr dorë nga pacifizmi dhe ku i ka rrënjët formimi i tij intervencionist, Fischer u përgjigj: “Kjo është një bindje themelore: solidaritet me viktimat e agresionit. Unë nuk jam njeri që ka jetuar apo predikuar sipas porosisë që nëse dikush të jep një shuplakë në faqen e majtë, t’i duhet t’ia kthesh të djathtën”.

RelatedPosts

Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Fischer nënvizoi se duhet të përkrahen “ata që luftojnë për lirinë dhe pavarësinë e tyre. Si u mund Hitleri? Jo me njerëz që heshtin dhe rrinë këmbëkryq. Ai u rrëzua me luftë”.

Në intervistë Fischer foli edhe për rolin e tij brenda partisë së Gjelbër. Ai tha: “Besoj se nuk ka politikan (gjerman) që të ketë humbur kaq shumë votime brenda partisë së vet sa unë. Vetëm votimin e fundit vendimtar për ndërhyrjen në Kosovë – atë e fitova”.

Në pyetjen nëse gjermanëve u mungon etika e vetëmbrojtjes për shkak të historisë së tyre në Luftën e Dytë Botërore, Fischer dha këtë mendim: “Jo. Por gjatë kohës së gjatë nën mbrojtjen amerikane, gjermanët pas vitit 1945, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, janë bërë pacifistë strukturorë. Për arsye të mira. Dhe tani jemi vetëm. Prandaj, Europa duhet të jetë përgjigjja jonë – Europa jo vetëm si BE, që të mos më keqkuptoni. Nuk besoj se BE-ja është korniza e duhur për një Europë të aftë për frikësim dhe mbrojtje. Këtu duhet të jenë edhe Britania e Madhe, edhe Norvegjia, si kombe shumë të rëndësishme. Ne e kemi NATO-n – ende! Pyetja është: edhe për sa kohë? Por unë nuk do të këshilloja që të mbështetemi vetëm tek ajo”.

Sipas Fischer “Gjermania ndodhet në qendër të Europës. Me një madhësi kritike: shumë e madhe për Europën, shumë e vogël për botën. Vetë pozita jonë krijon një mjedis politik të jashtëm jashtëzakonisht kompleks dhe sfidues. (…) Edhe sot, pa Gjermaninë nuk mund të ndërtohet një kapacitet mbrojtës europian. Kjo është e mundur vetëm së bashku me Francën. Kurrë më vetëm – ky duhet të jetë përfundimi i parë, edhe në interesin tonë”.

Fischer u shpreh qartë kundër nacionalizimit: “Ta imagjinojmë një Europë nacionaliste të bëhej realitet. Atëherë për ne gjithçka do të përfundonte. Në nivel global nuk do të luanim më asnjë rol, dhe ekonomikisht do të shkonim drejt rënies dramatike

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result