ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 2 minutes ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 2 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 2 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 2 hours ago
Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

albnews by albnews
22 November, 2025
in UK
0
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.

Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).

RelatedPosts

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

Shikoni videon e sentencës, kur Nathan Gill i Partisë Reforma, dënohet me 10 vjet gjysëm burg

Titujt e Gazetave në UK

Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.

Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.

Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.

Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).

Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.

Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.

Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result