Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar që bashkëpunonte me “Ndragheta” dhe “Kamorra”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është çmontuar.

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit “Barbaro” dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare, nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.

Hetimi zbuloi një trekëndësh marrëveshjesh midis anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar në Kalabri, Lombardi dhe Kampania që synonin lehtësimin e importimit të sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika e Jugut.

Droga mbërriti me anije në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre duke përdorur të ashtuquajturën teknikë “grabitjeje”, ku droga fshihet brenda kontejnerëve të përdorur për transport të ligjshëm tregtar nga deti.

Share This Article