Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi njiheshin si një çift ikonë, por i dhanë fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku.
Artistja vendosi të qëndronte në SHBA me dy fëmijët e tyre, ndërsa kompozitori u rikthye në Shqipëri për të vazhduar me projektet muzikore.
Duket se ishte pikërisht ky vendim i Shpëtim Saraçit që solli edhe ndarjen e tyre të bujshme, duke sjellë edhe fundin e martesës shumëvjeçare.
Mira Konçi ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e tyre, duke thënë që s’ishte dakord që ish-bashkëshorti i saj të rikthej në Shqipëri.
“U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë në Shqipëri dhe u vendos një marrëveshje e tillë, nëse e quajmë marrëveshje, që unë nuk mund t’i lija fëmijët në mënyrë absolute vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha.
Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment. Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.
Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.
Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që ne të rrinim bashkë”, u shpreh ajo në emisionin “Rudina”.
Gjatë intervistës, artisja u pyet nëse do të ketë një këngë të kompozuar nga ish-bashkëshorti Shpëtim Saraçi.
Por në vend të Mira Konçit u përgjigj vajza e tyre, Era Saraçi, e cila u shpreh se: “Do të futem unë. E folëm edhe me babin para një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi edhe të këndojmë unë me Drinin”, duke lënë të nënkuptohet se mes tyre nuk ka hatërmbetje siç është raportuar më parë.




