ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035 5 minutes ago
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka 5 minutes ago
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies 8 minutes ago
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit 12 minutes ago
“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” 14 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Britania rrit pagën minimale me 4.1% – Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

albnews by albnews
26 November, 2025
in UK
0
Britania rrit pagën minimale me 4.1% – Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për ta mbajtur në linjë me pagën mesatare, pavarësisht ankesave të disa punëdhënësve se kjo do të shtrenjtojë çmimet. Paga minimale britanike është e dyta më e lartë në Evropë në raport me pagën mesatare dhe është zgjeruar mbi 60% që nga viti 2019.

Ministrja e Financave, Rachel Reeves, tha se kjo masë, që pason një rritje prej 6.7% më herët këtë vit, është e nevojshme “që ata me të ardhura të ulëta të shpërblehen siç duhet për punën e tyre”. Nga ky vendim do të përfitojnë 2.4 milionë punonjës të moshës 21 vjeç e lart, ndërsa 300,000 të tjerë, praktikantë dhe punonjës nën 21 vjeç, do të gëzojnë shtesa prej 6.0% deri në 8.5%, ndërsa qeveria vazhdon të heqë gradualisht pagën minimale më të ulët për këto kategori.

RelatedPosts

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

Titujt e Gazetave në Uk

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Lajmi është publikuar para se Reeves të prezantojë buxhetin vjetor, në të cilin priten rritje të mëdha taksash me vlerë dhjetëra miliarda paund. “Kostoja e jetesës mbetet shqetësimi numër një për njerëzit që punojnë dhe ekonomia nuk funksionon mjaftueshëm mirë për ata me të ardhura më të ulëta,” tha Reeves.

Ndërkohë, masa u kritikua nga industria e mikpritjes në Britani, që paralajmëroi se kjo do të çojë në rritje çmimesh. Po ashtu, sipas industrisë, rritja më e lartë e pagave për punëtorët me më pak përvojë mund ta bëjë më të vështirë për të rinjtë të gjejnë punë.

Britania kishte normën më të lartë të inflacionit mes ekonomive të mëdha të zhvilluara në tetor, me 3.6%, e nxitur pjesërisht nga ngritja e shpejtë e pagave pas pandemisë.

Ndërsa Banka e Anglisë pret që inflacioni të kthehet në objektivin 2% deri në mesin e vitit 2027, shumë nga politikëbërësit e saj mendojnë se rritja e rrogave mbi 3% do ta vështirësojë këtë objektiv, për shkak të produktivitetit ende të dobët. Punëdhënësit kanë thënë se kostot më të larta të punës kanë ndikuar në uljen e punësimeve këtë vit, ndërsa norma e papunësisë ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2021, në 5.0%.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

26 November, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 November, 2025
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

26 November, 2025
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result