Ky është varri i Petro Markos, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj dhe figurave më dinjitoze të atdhetarisë shqiptare.
Autori i “Hasta la vista”, zë i lirisë, i idealeve dhe i shpirtit shqiptar, prehet sot në një varr të rrënuar, mes barishtesh dhe harresës.
Kjo pamje nuk i takon Petro Markos dhe as neve si shoqëri.
Ju bëj thirrje të gjithë biznesmenëve shqiptarë, veçanërisht atyre të Vlorës dhe Labërisë, që me kontributin tuaj të ndershëm, të bashkohemi për të rindërtuar këtë varr, për ta bërë atë të denjë për njeriun që i dha letërsisë dhe kombit tonë aq shumë.
Rindërtimi i këtij varri nuk është thjesht një akt bamirësie, por është një detyrim moral, një mirënjohje për penën dhe zemrën që i dha dinjitet gjuhës shqipe dhe emër vendit tonë.
Petro Marko nuk kërkoi asgjë për veten; ai i dha gjithçka Shqipërisë. Të paktën, ne le t’i kthejmë nderimin që meriton.
Mos ta lëmë Petro Markon në harresë.
Ta ngremë sërish nderin aty ku i takon! (Laureta Petoshati)




