ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime 8 minutes ago
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale 13 minutes ago
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike 20 minutes ago
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen 26 minutes ago
Rritja e racizmit fajësohet për rënien e numrit të infermierëve të huaj që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar 31 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kryeministri i Spanjës në vështirësi, zyrtari i tij akuzohet për ngacmim seksual

albnews by albnews
5 December, 2025
in Bota
0
Kryeministri i Spanjës në vështirësi, zyrtari i tij akuzohet për ngacmim seksual

Screenshot

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtësia spanjolle ka nisur një hetim ndaj një zyrtari lokal të Partisë Socialiste, PSOE, ku akuzohet për ngacmim seksual, një çështje që vë në pozitë të vështirë kryeministrin Pedro Sanchez, i cili paraqitet si mbrojtës i ashpër i luftës kundër krimeve seksuale.

Hetimi paraprak, i kryer nga prokuroria e Malagës, synon Antonio Navarro-n, sekretarin e përgjithshëm të PSOE-së në provincën Torremolinos.

RelatedPosts

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

Navarro akuzohet se që nga viti 2021 ka dërguar qindra mesazhe “me përmbajtje seksuale, me nënkuptime dhe propozime të paprovokuara” ndaj paditëses, e cila është gjithashtu anëtare e partisë në pushtet.

Dega lokale e PSOE-së ka kërkuar pezullimin e anëtarësisë së Navarro-s, i cili dyshohet gjithashtu se ka bërë gjeste të papërshtatshme ndaj paditëses, sipas gazetës El País.

Kjo çështje e re i shtohet rastit të Francisco Salazar-it, ish-këshilltar në zyrën e Sanchez-it, i cili gjithashtu akuzohet për ngacmim seksual nga disa ish-bashkëpunëtore. Ish-deputeti u detyrua të japë dorëheqjen në korrik.

Çështja, e cila deri tani nuk ka marrë trajtim gjyqësor, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave të grave që e akuzojnë Salazar-in, të cilat thanë në media se zyra e kryeministrit nuk reagoi kur ato njoftuan për herë të parë për sjelljet e tij.

Sanchez ka bërë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e barazisë një prioritet të qeverisë së tij. Në vitin 2022 ai miratoi edhe një ligj të rëndësishëm mbi përkufizimin e “pëlqimit”.

Në muajt e fundit, çështjet gjyqësore po shtohen rreth kryeministrit, i cili thotë se ato janë sulme të së djathtës dhe të ekstremit të djathtë të opozitës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

5 December, 2025
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

5 December, 2025
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

5 December, 2025
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result