Johnson miraton HS2-shin

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri britanik, Boris Johnson dha sot miratimin për projektin e kundërshtuar të linjës së trenit me shpejtësi të lartë HS2 (High Speed 2), pavarësisht një kostoje të madhe dhe kundërshtimit të deputetëve dhe lëvizjeve ekologjiste.

“Qeveria i hapi dritën jeshile linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë më shpejt pjesën qendrore të Londrës me veriun e Anglisë”, deklaroi Johnson në Dhomën e Komuneve.

Para një fature që mund të kalojë 100 miliardë sterlina, kryeministri theksoi se kishte si qëllim të kontrollonte koston e projektit dhe të përmirësonte menaxhimin e tij.

Ai do të emërojë një ministër që do t’i kushtohet plotësisht HS2.

Kryeministri britanik nuk ka dhënë detaje për shifrën e kostos totale, por ai theksoi se faza e parë që do të shkojë deri në Birmingham, në pjesën qendrore të Anglisë, mund të përfundojë për një vlerë rreth 35 dhe 45 miliardë stërlina./ATSH/

Share This Article