Slloveni, nëntë persona kanë vdekur nga gripi

albnews
By
1 Min Read

Në Slloveni rritet numri i personave të infektuar nga gripi. Vetëm në spitalet në kryeqytet janë hospitalizuar 400 pacientë, prej të cilëve nëntë tanimë kanë vdekur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Numri më i madh i të infektuarve janë fëmijë dhe të rinj deri 14 vjeç.

Mediumet lokale njoftojnë se në disa shkolla në vend, gjysma e nxënësve janë të infektuar. Në barnatore gjithnjë më rëndë gjenden ilaçe kundër gripit.


Për shkak të gjendjes alarmante me gripin, autoritetet shëndetësore për sot paralajmëruan edhe konferencë për shtyp.

Share This Article