Luka Modric zbulon “sekretin” e formës fantastike te Milani: Po argëtohem, Allegri më ka befasuar!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luka Modric, i pranishëm në skenën e Gazzetta Awards, ka folur për muajt e parë të aventurës së tij të re në Milano, duke treguar se është duke kaluar një periudhë shumë pozitive. Mesfushori kroat u shpreh se ndjehet në formë të shkëlqyer dhe plot energji në eksperiencën e tij me Milanin.

“Ndjehem shumë mirë, më pëlqen ajo që bëj. Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, po argëtohem dhe gjithçka po shkon si duhet. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Modric.

Duke komentuar adaptimin në futbollin italian, ai shtoi: “Po bëj një punë të mirë te Milani, një nga klubet e mi të zemrës. Që fëmijë kam ëndërruar të luaja për këtë skuadër të madhe. Futbolli italian është ndryshe nga ai spanjoll, por është një kampionat shumë konkurrues. Ndoshta jashtë nuk kuptohet sa i vështirë është, por për mua nuk ishte surprizë”.

Modric foli edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Massimiliano Allegri: “Ai është një trajner i madh, një fitues. Më ka befasuar me personalitetin e tij. Më pëlqen të punoj me të për mënyrën si di të menaxhojë lojtarët e mëdhenj”.

Mesfushori kroat mori vlerësime edhe nga presidenti i Torinos, Urbano Cairo, i cili me humor deklaroi: “Të kesh Modric në Serie A është e jashtëzakonshme. E pashë të hënën dhe do të preferoja të mos e shihja… (qesh). Sipas meje, ai duket sikur është lindur në vitin 1955”.

Share This Article