ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla 2 hours ago
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar 2 hours ago
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps 2 hours ago
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin 2 hours ago
Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Fituesi i “Eurovisionit” do ta kthejë trofeun në shenjë proteste ndaj Izraelit

albnews by albnews
12 December, 2025
in Kulture
0
Fituesi i “Eurovisionit” do ta kthejë trofeun në shenjë proteste ndaj Izraelit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nemo, fituesi i “Eurovisionit 2024”, ka njoftuar se do ta kthejë trofeun pasi Izraelit iu lejua të marrë pjesë vitin e ardhshëm. Këngëtari zviceran 26-vjeçar, fitoi garën me këngën “The Code”.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, shkroi se pavarësisht se është shumë mirënjohës për vlerësimin, nuk e do e mbajë më trofeun e fituar në këtë garë të këngës.

RelatedPosts

Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq/ Akreologu: Skandal! Ministria: Është restaurim

Zbulimi: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

Rreziqet politike pengojnë Machadon nga ceremonia e Nobelit, Komiteti konfirmon sigurinë e saj

“Vitin e kaluar fitova ‘Eurovisionin’ dhe me të më është dhënë trofeu. Dhe megjithëse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe për gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si person ashtu edhe si artist, sot nuk ndiej më që ky trofe duhet të jetë në sirtarin tim”, shkruante në postim

Vendimi i këngëtarit vjen një ditë pasi Islanda u bë vendi i pestë që bojkoton garën e vitit 2026 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, raporton mediumi britanik “Independent”.

Islanda iu bashkua Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës në vendimin se nuk do të jetë pjenë e garës së vitit të ardhshëm, mes thirrjeve për përjashtimin e Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Gazë.

EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve) më herët ishte tërhequr nga thirrja për votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit dhe në vend të kësaj miratoi rregulla që synonin t’i dekurajonin qeveritë nga ndikimi në konkurs.

Konservatorët thanë se ishte “absolutisht e drejtë” që Izraeli të jetë pjesë e “Eurovisionit”.

Sekretari në hije i Kuturës në Britani, Nigel Huddleston, e quajti shqetësuese që kaq shumë vende po e bojkotojnë “Eurovisionin” për shkak të pjesëmarjes së Izraelit.

“Është thellësisht shqetësuese të shohësh kaq shumë vende po zgjedhin ta bojkotojnë ngjarjen për shkak të përfshirjes së Izraelit. Muzika duhet të jetë një forcë bashkuese, jo një mjet që të përdoret për qëllime politike. Ne besojmë se qeveria do ta përjashtojë mundësinë e bashkimit apo legjitimimit të këtij bojkoti në çfarëdo forme”, deklaroi Huddleston.

Ndërkohë, transmetuesi kombëtar irlandez RTÉ ka thënë se nuk do ta transmetojë “Eurovisionin” vitin e ardhshëm, duke e përshkruar pjesëmarrjen e Izraelit si “të pajustifikueshme marrë parasysh humbjet e tmerrshme të jetëve në Gazë”.

Konkursi i vitit 2026 do të mbahet në Vjenë në maj, pasi përfaqësuesi i Austrisë, JJ, fitoi ngushtë garën e vitit 2025 me këngën “Wasted Love”, duke mundur këngëtarin izraelit Yuval Raphael.

Pas njoftimit të EBU-së për lejimin e Izraelit të marrë pjesë, presidenti izraelit, Isaac Herzog, shkroi në rrjetet sociale se Izraeli e meriton të përfaqësohet në secilën skenë të botës.

“Izraeli meriton të përfaqësohet në çdo skenë në mbarë botën, një kauzë për të cilën unë jam plotësisht dhe aktivisht i angazhuar”, deklaroi Herzog.

EBU edhe më herët ka ndaluar shtete të marrin pjesë. Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, Rusia nuk është lejuar të jetë pjesë e garës në “Eurovision”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

12 December, 2025
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

12 December, 2025
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

12 December, 2025
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result