Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është paraqitur sot në seancën paraprake ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.
Ai ka kërkuar sërish të mos qëndrojë në kafaz gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Kjo kërkesë, e paraqitur për herë të dytë, u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Pas vendimit, Veliaj njoftoi shkëputjen e mandatit të mbrojtjes me avokatin Artan Gjermeni, duke e lënë procesin pa avokat të zgjedhur prej tij. Në këto rrethana, GJKKO caktoi Valentina Teodoreskun si avokate kryesisht, për të garantuar vijimin e procedurave dhe përfaqësimin ligjor të detyrueshëm.




