ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 4 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 4 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje reformën në drejtësi

albnews by albnews
12 February, 2020
in Albania
0
Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje reformën në drejtësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një intervistë për Euronews Albania ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

RelatedPosts

Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje për furnizimin me energji

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon masa emergjente për mungesën e gjyqtarëve dhe sigurinë e pamjaftueshme

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta.

Presidenti i Republikës duke folur më tej për përplasjen me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha se z. Dvorani ka kryer shpërdorim të detyrës dhe ka përvetësuar kompetenca e Presidentit.

Por, në të gjithë këtë debat, z. Meta tha se gjithçka është bërë me urdhër politik të Kryeminisrit Edi Rama për t’i marrë presidentit të drejtën e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjës për këtë situatë, Presidenti bëri dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Euralius.

“Kjo është një drejtësi e vdekur. Unë nuk luftojë për një Gjykatë kushtetuese të Ilir Metës. Unë po mbroj një Gjykatë Kushtetuese me integritet. Çdo zgjedhje që bëja unë, ndryshonte zgjedhja për Kuvendin dhe çdo zgjedhje që bënte kuvendi ndikonte në zgjedhjen time. Ata bënë një lojë të trashë që nuk ka diplomat të korruptuar në Bruksel, Uashington për të relativiziuar përgjegjësinë e z. Dvorani. Ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetencën e tjetër kujt. KHD e ka miratuar listën në një ditë, Kurse Dvorani e ka ribotuar listën pa mbledhje. E ka bërë për të krijuar një ide mashtruese dhe këtë Kuvendi ta merrte të mirëqenë dhe ne po ia rruajmë Presidentit anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh z. Meta.

“Patjetër që gjithë këtë e ka bërë Rama , se Ruçi nuk do ta bënte, ka një respekt dhe do të më kthente një përgjigje. Fakti që nuk ka kthyer përgjigje, do të thotë se është bërë me urdhër të Ramës”, shtoi Presidenti.

Duke folur më tej për sabotim të reformës në drejtësi, z. Meta etiketoi si “heroinë të reformës” ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Gjithashtu, Presidenti përfshiu në këtë mesele dhe Euralius, pasi refuzoi të merrte pjesë në një mbledhje informale të thirrur për sqarimin e mosmarrëveshjeve mes institucioneve për këtë çështje.

I pyetur nëse ka ndryshuar qasja e delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Meta u përgjigj se, zyra e BE në Tiranë ka përgjegjësi për kapjen e reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse.

“Kjo është një çështje mjaft evidente, ata kanë humbur mundësitë për të luajtur rolin e tyre që reforma të bëhej siç është në Kushtetutë. Përgjegjësia e tyre është shumë e madhe. Por nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje, unë kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë”, deklaroi Presidenti.

Duke folur për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, duke qenë se nuk është i plotë numri i deputetëve, Meta u shpreh se, ky institucion është ilegjitim dhe duhet të vetëshpërndahet.

“Mendoj se ky Kuvend që bën veprime të tilla, që po shton me shpejtësi delegjitimimin e të gjithë institucioneve, e vetmja punë e mirë që i ka mbetur të bëjë është të vetëshpërdahet. Është një dëshmi e përditshme e asaj që nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe nuk ofron asnjë garanci për normalitet politik dhe institucional të vendit. Parlamenti është jashtë standardeve të Kushtetutës. Dhe zëvendësimi i deputetëve është kryer jashtë procedurave ligjore”, deklaroi më tej Presidenti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result