ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë 6 hours ago
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 9 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 13 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 13 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ahmed, heroi që çarmatosi agresorin e masakrës në Australi

albnews by albnews
15 December, 2025
in Bota, UK
0
Ahmed, heroi që çarmatosi agresorin e masakrës në Australi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një sulm i përgjakshëm tronditi Australinë, pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj turmës në Bondi Beach, duke e kthyer plazhin më të famshëm të vendit në një skenë terrori. Ngjarja ndodhi gjatë një feste të Hanukah, ndërsa dhjetëra qytetarë ndodheshin në zonë.

Në mes të kaosit dhe panikut, një veprim i papritur shmangu pasoja edhe më tragjike. Një qytetar, i veshur me bluzë të bardhë, arriti t’i afrohej njërit prej sulmuesve nga pas, teksa ky ishte fshehur pas një makine. Pa armë dhe pa asnjë përvojë luftarake, ai u hodh mbi agresorin dhe e çarmatosi. Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në simbol të guximit qytetar.

RelatedPosts

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Burri që ndërhyri është Ahmed al-Ahmed, 43 vjeç, banues në Sydney, pronar i një dyqani frutash dhe baba i dy fëmijëve. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur kurrë kontakt me armët. Pas incidentit, Ahmed u dërgua në spital me plagë në krah dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet australiane e kanë cilësuar atë si hero. Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, e vlerësoi publikisht për vendosmërinë dhe guximin, ndërsa bëri të ditur se edhe një qytetar tjetër tentoi të ndihmonte në neutralizimin e sulmuesit.

Muslim shopkeeper Ahmed al-Ahmed saved many lives and prevented many deaths today.pic.twitter.com/G41FnuBVkZ

— Dilly Hussain (@DillyHussain88) December 14, 2025

Bilanci i sulmit është i rëndë, të paktën 15 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën. Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë antisemitizmi dhe paralajmëroi ashpërsim të ligjeve për armët në Australi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

15 December, 2025
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result