Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit
Sipas tij Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.
“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.
Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën evropiane të Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Bardhi.