160 emigrantët e shpëtuar zbarkojnë në Sicili

albnews
By
1 Min Read

Rreth 160 emigrantë të shpëtuar këtë fundjavë në Mesdheun qendror, gjatë dy operacioneve të shpëtimit nga anija spanjolle “Aita Mari”, do të zbarkojnë në portin sicilian të Mesines, njoftoi OJQ-ja spanjolle, Maydayterraneo.

Ky zbarkim është parashikuar pas dërgimit para drejtësisë të ish-ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini për bllokimin e një anijeje me më shumë se 100 migrantë në brigjet e Siçilisë verën e kaluar.

“Ne kemi arritur në Mesine. Autoritetet kanë mbërritur në bord për të verifikuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe pasi të bëhet kjo të gjithë personat në bord do të barkohen”, njoftoi OJQ-ja në Twitter./ATSH/ 

Share This Article