Meta: Koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, jo ndryshim i kufijve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice”, ka thënë Presidenti Ilir Meta në ceremoninë e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë.

Meta ndër të tjera është shprehur se në botë ka popuj shumicë dhe pakicë, por zgjidhja e vetme është mënyra demokratike e bërjes së veprimeve.

“Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta./TCH/

Share This Article