Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari, Artan Hoxha, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se Ergys Agasi duhet të dorëzohet pasi është në rrezik të eliminohet nga bota e krimit, me të cilin ai koordinonte bizneset duke shërbyer si ndërmjetës mes tyre dhe qeverisë.

Hoxha tha se AKSHI kishte lidhje me botën e nëndheshme dhe ka qenë pikërisht telefoni i sekuestruar i Agasit, gjatë një kontrolli që SPAK kreu në banesën e tij.

“Ergys Agasi do ta ketë të vështirë se ka marrë përsipër shumë operacione financiare, kulla, grataciela që nuk do të ndërtohen më. Se nuk është as Nar Koka dhe as Vangjush Dako. Dhe bota e nëndheshme nuk i zgjidh me negociatorë, por dërgojnë ata tek kthesa e Rinasit. Atij do ti leverdiste të dorëzohej, sesa të qëndronte në arrati me këtë rrezik mbi kokë. Pasi është njeri që di shumë gjëra. Në telefonin e Agasit që u bë kontroll në qershor shkuan tek tenderat e AKSHI-it, që fillojnë tek gjysëm miliard euro dhe vijnë në rritje. Dhe ajo drejtoresha e AKSHI-it është më jetëgjata. Këta kanë kaluar një sasi të jashtëzakonshme parash.”– tha Hoxha.

Share This Article