Aksident në Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur dje në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.

Share This Article