Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë më Fermo të Italisë, ku protagonist ka qenë një 42-vjeçar që sipas autoriteteve u raportua në një gjendje psiko-fizike jo normale për shkak të sjelljes së tij agresive.

I skeduar më parë si person problematik, ai u lokalizua nga karabinierët e Porto San Giorgio, që iu përgjigjën një njoftimi në një bar në Campofilone, pas një raportimi për një individ shqetësues.

Shqiptari ka qenë në gjendje mendore të trazuar, dhe të pakontrollueshme, aq sa dhunoi me shqelma dhe grushte efektivët që me shumë vështirësi e neutralizuan.

Por pavarësisht kësaj, në një gjendje krejtësisht të ndryshuar, ai arriti ta dëmtonte automjetin e shërbimit ushtarak me shqelma dhe goditje me kokë, duke dëmtuar derën e pasme të djathtë dhe duke thyer xhamin.

Gjatë operacionit, ai pësoi një dëmtim në kokë, i cili u trajtua në vend personeli i 118-ës, që më tej e dërguan në spitalin e Fermos. Efektivët gjithashtu u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore për lëndime të ndryshme, me një prognozë midis 7 dhe 10 ditësh, informon media italiane.

Pasi arrestimi u krye, burri iu nënshtrua detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Share This Article