ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 6 minutes ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 12 minutes ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 16 minutes ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 20 minutes ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 21 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Përplasje mes Papës dhe qeverisë amerikane, për emigracionin

albnews by albnews
25 December, 2025
in Bota
0
Përplasje mes Papës dhe qeverisë amerikane, për emigracionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Papa Leoni XIV dhe udhëheqja e Kishës Katolike në SHBA janë përfshirë në një përplasje të hapur me administratën e Presidentit Donald Trump për politikën e deportimeve masive të emigrantëve.

Kritikat e Papës, i lindur në Shtetet e Bashkuara, kanë zemëruar një pjesë të katolikëve konservatorë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët e akuzojnë Kishën se po ndërhyn në politikë.

RelatedPosts

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA

Moska zgjedh reklamën e Krishtlindjeve për të ironizuar Evropën

Jesse Romero, podkaster katolik konservator dhe mbështetës i Trump, thotë se Papa duhet të përqendrohet vetëm në çështjet shpirtërore. “Papa duhet të na tregojë si të shkojmë në parajsë. Ai nuk ka autoritet mbi qeverinë dhe duhet të qëndrojë në rrugën e tij,” shprehet Romero, duke kritikuar hapur Papën dhe peshkopët amerikanë për kundërshtimin e deportimeve.

Përplasja u thellua pasi Papa Leone XIV shprehu publikisht shqetësimin për trajtimin e emigrantëve në SHBA, duke bërë thirrje për “reflektim të thellë” dhe duke cituar Ungjillin: “Në fund do të na pyesin: si e pritët të huajin?”. Një javë më vonë, Konferenca e Ipeshkvijve Katolikë të SHBA-së (USCCB) publikoi një “Mesazh të Veçantë”, ku shprehte shqetësim për “klimën e frikës dhe ankthit” dhe kundërshtonte “deportimet masive pa dallim”.

Deklarata u mbështet nga Papa, i cili e cilësoi atë “shumë të rëndësishme” dhe u bëri thirrje katolikëve ta dëgjonin me kujdes. Ishte hera e parë pas më shumë se një dekade që peshkopët amerikanë ndërhynin në këtë formë.

Reagimi nga administrata Trump ishte i ashpër. Cari kufitar i Shtëpisë së Bardhë, Tom Homan, deklaroi se Kisha “gabohet” dhe duhet të përqendrohet në problemet e saj të brendshme. Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, hodhi poshtë deklaratën e Papës se trajtimi i emigrantëve ishte “çnjerëzor”.

Sipas analistëve, përplasja është edhe politike. David Gibson, drejtor i Qendrës për Fe dhe Kulturë në Universitetin Fordham, thotë se qeveria llogarit se mbështetja e katolikëve konservatorë, sidomos atyre të bardhë, është mjaftueshëm e fortë për të përballuar një konflikt me Vatikanin. Studimet tregojnë se rreth 60% e katolikëve të bardhë mbështesin qasjen e Trump ndaj emigracionit, ndërsa vetëm 30% e katolikëve hispanikë ndajnë të njëjtin qëndrim.

Në terren, pasojat ndihen fort. Në Çikago dhe shtete të tjera, klerikë dhe famullitarë raportojnë se janë penguar të ofrojnë shërbesa fetare për emigrantët e ndaluar nga ICE. Organizata fetare kanë ngritur padi federale, duke pretenduar se u është bllokuar ushtrimi i lirë i besimit.

Peshkopi Joseph Tyson i shtetit të Uashingtonit, një nga mbështetësit e deklaratës së peshkopëve, thotë se politikat aktuale nuk janë të drejtuara vetëm ndaj kriminelëve. “Dëbimet që po shohim nuk janë të synuara. Ato po prekin familje të tëra dhe janë në kundërshtim me Ungjillin,” thekson ai.

Nga ana tjetër, zëra si Jesse Romero argumentojnë se Kisha po largohet nga doktrina, duke theksuar se emigrantët duhet t’u binden ligjeve të shtetit pritës. “Papa dhe peshkopët janë njerëz, jo të pagabueshëm,” thotë ai.

Përplasja mes Papës Leone XIV dhe qeverisë amerikane ka nxjerrë në pah ndarjet e thella brenda Kishës Katolike në SHBA, duke e kthyer emigracionin jo vetëm në një çështje politike, por edhe në një betejë morale dhe fetare.

VaticanNews.va

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result