Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të udhëheqësit ukrainas, në të cilin ai tha “të gjithë kanë një ëndërr, që ai të vdesë”, duke iu referuar Vladimir Putinit.

Për zëdhënësin e Kremlinit, ky është një qëndrim i vrazhdë dhe katastrofik.

“Zelensky duket si një person aspak i përshtatshëm. Pyetja është nëse ai është i aftë të marrë vendime adekuate për një zgjidhje përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, Zelensky tha se vendi i tij ka nevojë për paqe, ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Ai nënvizoi se e gjithë bota uron vdekjen e Putinit dhe akuzoi Rusinë për nisjen e sulmeve masive.

Ndërkohë negociatat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën po bëjnë “përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm”. Megjithatë, Uashingtoni “duhet të kundërshtojë me forcë dhe të ndalojë përpjekjet e Evropës për të sabotuar këtë përparim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.

Share This Article