Ekspozohet për herë të parë portreti i Beet’hovenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një portret i Beet’hovenit, i vizatuar me ngjyrën e një kallamari të gjallë nga piktori surrealist spanjoll, Salvador Dalí, do të shfaqet për herë të parë të dielën në Gjermani.

Vizatimi është pjesë e ekspozitës së  Salvador Dalísë dhe Hans Arpit, që do të hapet në Remagen të Gjermanisë me rastin e 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh.

Dalí (1904-1989) dhe Arp (1886-1966) u takuan në Paris në vitin 1929 dhe punuan së bashku për një dekadë, duke marrë pjesë në ekspozita të shumta, kur Arp ishte në fazën e tij surrealiste.

Ekspozita është realizuar për të treguar dialogun intensiv që ekzistonte mes dy artistëve gjatë kulmit të Surrealizmit./ATSH/

Share This Article