Një aksident zinxhir i përmasave të mëdha ka ndodhur në autostradën Kan-Etsu, në prefekturën Gunma, në Japoninë qendrore. Në aksidentin masiv u përfshinë plotë 56 automjete.
Sipas autoriteteve, aksidenti u shkaktua kur dy kamionë humbën kontrollin në një segment rruge të mbuluar me akull, duke shkaktuar një reaksion të dhunshëm zinxhir. Si pasojë, disa automjete u përfshinë nga flakët, ndërsa dhjetëra të tjera u përplasën mes tyre.
Nga ngjarja janë regjistruar dy viktima, ndërsa të paktën 26 persona mbetën të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet lokale kanë mbyllur përkohësisht autostradën për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe po hetojnë shkaqet e plota të aksidentit, teksa nuk munguan thirrje për drejtuesit e mjeteve, që të bëjnë kujdes maksimal prej kushteve të rrezikshme të motit.




