Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para gazetarëve.

Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.

“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, andaj ftoj qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.

“Uroj dhe besoj që të punojmë që legjislatura e 10-të ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht të formojë qeverinë e re”, tha ai.

Share This Article