ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  4 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  4 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  4 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Presidentin Thaçi e urojnë homologët nga Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut

albnews by albnews
15 February, 2020
in Kosova
0
Thaçi e uron kabinetin e ri qeveritar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 12 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka pranuar urime nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq,  nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në letrën e saj dërguar presidentit Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka shkruar se beson fuqishëm se marrëdhëniet tradicionalisht miqësore, bashkëpunimi frytdhënës në mes të Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohen më tej dhe do të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, posaçërisht në ekonomi, ku ka potencial në shumë sektorë.

RelatedPosts

Osmani takohet me zv/sekretarin amerikan të Shtetit, shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

“Republika e Kroacisë, si mike e juaja, mbështetë fuqishëm të ardhmen e Republikës së Kosovës  në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike dhe është e vullnetshme të  vazhdojë të mbështesë dhe të transferojë dijen edhe përvojën e saj  të arritur në procesin e integrimit Evro-Atlantik”, thuhet në letrën e presidentes Grabar-Kitaroviq.

Siç njofton Zyra e Presidentit, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke shprehur urimet për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në letrën e tij dërguar presidentit Thaçi, ndër tjera ka shkruar se më tepër se dhjetë vite në mënyrë sistematike kemi ndërtuar marrëdhëniet tona në frymën e miqësisë dhe partneritetit, që është bazë solide dhe potencial për zhvillimin e  ardhshëm dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës.

“Besoj se ndajmë mendimin e përbashkët që vlerat evropiane dhe euroatlantike janë bazë për stabilitetin në rajon dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë së bashku edhe më thellësisht për aplikimin dhe për afirmimin e tyre. Përfitoj nga rasti edhe njëherë, të nënvizoj mbështetjen e Republikës së Bullgarisë për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”, shkruan në letrën e tij presidenti Radev.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pranuar një telegram urimi edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result