Arifi: Presheva duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.

Ai për Zërin e Amerikës, tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e taksës të vazhdojë.

Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.

“Politikisht taksën e kemi përkrah, si mjet politik, por si mjet ekonomik na ka dëmtuar”, tha Arifi.

Arifi, ndër tjera ka shtuar se besojnë në qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin, që të rifillojnë sa më shpejtë dialogun me Serbinë, dhe në tavolinë, pjesë e diskutimeve të jetë edhe Lugina e Preshevës.

“Për neve është me rëndësi që dialogu të fillojë sa më shpejtë. Shpresojmë në qeverinë e re të Kosovës që t’i marrë hapat e duhur. Jo që duam të hiqet taksa, por duam të vazhdojë dialogu e taksa do të jetë në tryezë”, tha Arifi.

Share This Article