Aleanca për Shqiptarët ka fajësuar BDI-në për dështim në më shumë fusha gjatë kësaj qeverisje.
Sipas ASH-së dështimet në reformat e sistemit gjyqësor, arsim, shëndetësi, ekonomi, ekologji dhe shumë të tjera mbajnë vulën e BDI-së. Sipas zëdhënësit të ASH-së Flakron Bexheti, BDI-ja në fushën e drejtësisë ka qenë shpesh në koalicion me VMRO-DPMNE-në opozitare për të mbrojtur nga arrestimi të akuzuarit Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Trajko Veljanovski dhe të dyshuarit e tjerë për 27 prillin.
ASH-ja akuzon BDI-në se ka dështuar edhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat./Alsat/