Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga foltorja e përjavshme para Kryeministrisë se protesta e 24 janarit do shënojë fillimin e fundit të qeverisë.

Sipas Berishës, shqiptarët dhe gjithë bota po presin guximin e opozitës për të rrëzuar atë që e ai e quan regjim.

“Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjithçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar. Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar.

Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit”, tha Berisha.

Share This Article