Ana e errët e Forumit Ekonomik, kërkesa për eskorta në Davos u rrit me 4,000%

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërkesa për shërbime “speciale” nga punonjëset e seksit ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në eventin më të rëndësishëm global, pjesë liderë shtetesh, drejtues institucionesh dhe biznesmenë nga e gjithë bota.

Sipas medias franceze, “La Dépêche”, bazuar në të dhënat e një platforme që ofron këto shërbime, kërkesa është rritur me rreth 4,000% gjatë ditëve të Forumit. Në ditë normale, platforma regjistron mesatarisht dy rezervime në ditë për zonën turistike të Davos-it.

Por, gjatë zhvillimit të forumit në zonën turistike të Alpeve zvicerane, numri u rrit deri në 79 rezervime ditore, duke treguar një fluks të pazakontë kërkesash. Rezervimi më i shtrenjtë i regjistruar gjatë asaj periudhe, ku identiteti i klientit mbetet i panjohur, është bërë nga një burrë që ka paguar 103 mijë euro për të kaluar katër ditë me pesë femra të ndryshme.

Sipas burimeve të cituara nga platforma, një prej punonjëseve të seksit pretendohet se ka marrë një ofertë për një pozicion të lartë drejtues, pas kohës së kaluar me një grup drejtuesish kompanish në Davos. Të tjera gra raportohet se kanë marrë premtime për udhëtime dhe blerje luksoze në Paris.

Të dhënat nxjerrin në pah një anë të errët dhe të diskutueshme të eventeve elitare ndërkombëtare. Përkrah takimeve politike dhe ekonomike, aty zhvillohet edhe një treg paralel i shërbimeve luksoze dhe personale.

Share This Article