Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ironizuar kërkesat për dorëheqjen e tij.Në një status të gjatë të shoqëruar me tone sarkastike dhe simbolikë të drejtpërdrejtë, Rama i është përgjigjur një mesazhi anonim që i kërkonte largimin nga detyra, duke e kthyer reagimin në një “manifest” të dorëheqjes.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë rendit një sërë arritjesh të qeverisjes, duke përmendur zhvillimet në infrastrukturë, turizëm, ekonomi, arsim dhe shëndetësi, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai thekson gjithashtu rritjen e pagave dhe përmirësimin e klimës së protestave paqësore, duke nënvizuar se, sipas tij, vendi ka kaluar në një fazë tjetër zhvillimi dhe stabiliteti. Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një foto ku shfaqen atletet e tij të bardha dhe një mbishkrimin me thirrjen simbol të protestave ‘Rama jepee dorëheqjen’, në 2030.


