Basha: Ditën e parë, qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës që ka pasur paraditen e sotme në Kukës, ka premtuar se vendimi i parë i tij si kryeministër, do të jetë heqja e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.

“Ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit”, tha Basha në një takim me banorë të Kukësit.

Basha gjithashtu ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Varferia po e bën Kukesin dhe Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët dhe të pa shpresë për të rinjtë. Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë”, tha Basha.

“Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmone largimit të shqiptarëve”, tha kreu i PD.

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!”, tha Basha./ATSH/

Share This Article