Diplomaci me top futbolli, Starmer përdor humbjen e Arsenalit për ‘t’i vjedhur’ zemrën Xi-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një top futbolli dhuratë për të shkrirë akujt e 8 viteve të fundit, ku marrëdhënia në nivel liderësh në aksin Londër-Pekin, ka qenë varur në fije të perit. Kështu zgjodhi ta zbuste “Dragoin”, kryeministri britanik Keir Starmer, i pari lider britanik që viziton Kinën që nga 2018.

Pasi shtrëngoi duart me Xi Jinping, Starmer i dhuroi Presidentit kinez diçka mjaft të pazakontë, topin e futbollit të përdorur gjatë ndeshjes së fundjavës së kaluar në Premier League angleze midis Manchester United dhe Arsenal.

Duke qenë se Xi është një mbështetës i “Djajëve të Kuq”, Starmer nuk e la pa shfrytëzuar në diplomaci fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-2 të dielën, kundër Topçinjve, që vetë kryeministri britanik mbështet.

Starmer, një tifoz i zjarrtë i futbollit që shihet rregullisht në ndeshjet e Arsenalit, me shumë gjasa e pa dhuratën si një mënyrë për t’u lidhur më ngushtë me Xi-n, në kushtet kur marrëdhënia me SHBA-të dhe Presidentin Donald Trump ka pësuar krisje javëve të fundit.

Kujtojmë se në vitin 2015, ESPN e përshkroi presidentin kinez si “të fiksuar pas Manchester United”, duke vënë në dukje se gjatë vizitës së tij në Britani në vitin 2015, Xi-s iu bë si ngacmim nga Londra, një tur VIP rreth stadiumit Etihad, “shtëpia e rivalëve të hidhur të United, Manchester City”.

Ky top futbolli nuk është dhurata e parë unike që një udhëheqës britanik i ka dhënë presidentit kinez. Në vitin 2018, Theresa May i dhuroi Xi-s një set DVD të serialit me shtatë pjesë të historisë natyrore të BBC-së, Blue Planet II.

Kopja që May i dha Xi-së thuhet se përmbante një mesazh të regjistruar posaçërisht nga vetë Sir David Attenborough, që synonte të theksonte vendosmërinë e të dy vendeve për të ndaluar ndotjen nga plastika.

Share This Article