Atentati në Lezhë, zbulohet kush ishte objektivi i vërtetë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia dyshon se objektivi real i atentatorëve që qëlluan me armë zjarri drejt berberhanes në Lezhë një natë më parë ishte Merando Nikulaj, 21 vjeç, nipi i Ardian Nikulajt, i vrarë në prill 2023 në lokalin e tij. Në verën e vitit të kaluar dyshohet se i riu ka qenë i përfshirë në një sherr mes një grupi tjetër të rinjsh në Shëngjin.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja.

Hetuesit janë kthyer sërish në vendngjarje dhe po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, ku do të bëhet analiza e ADN-së. Katër plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar.

Nga këqyrja e të gjitha kamerave të sigurisë është zbuluar se autorët kanë qenë më dy makina, një Audi dhe një Passat. Tre persona kanë qenë te Audi dhe personat e tjerë te Passati. Rolin e qitëseve e kanë pasur dy persona që kanë qëlluar me breshëri drejt berberhanes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në 19 prill të vitit 2023, nga Ruben Ribeiro Saraiva, i cili dyshohet se u pagua për ta vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli. Pista kryesore e vrasjes së hakmarrja për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia është nip. 

Share This Article