Trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se lojtarët e tij kanë dhënë çdo gjë nga vetja në ndeshjen e të mërkurës të cilën e humbën ndaj RB Leipzigut me 1:0, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Tottenhami është mposhtur në shtëpi me një gol të shënuar nga penalltia nga Timo Werner në minutën e 58-të.
“Djemtë kanë bërë çfarë kanë mundur. Është një grup i jashtëzakonshëm i djelmoshave që japin çdo gjë nga vetja. Ne kemi tentuar çdo gjë që kemi mundur. Falënderoj tifozët për përkrahjen e madhe. Rezultati është ende i hapur. Nuk do të ishim klubi i parë që humbet 1:0 në shtëpi dhe fiton ndeshjen e kthimit. Pse të mos përmbysim gjërat në ndeshjen e kthimit?” ka thënë Mourinho.