Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.
Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë kanë nisur punën për ndërtimin e resortit. Sakaq mësohet se banorët arritën të pezullojnë punimet për momentin.
Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.

