SHBA-Iran drejt bisedimeve për çështjet bërthamore, Tehrani: Vijë e kuqe raketat balistike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-të dhe Irani pritet të zhvillojnë të premten në Oman bisedime në lidhje me çështjet bërthamore. Lajmi bëhet me dije nga një diplomat rajonal për “Reuters”. Zhvillimet vijnë në një kohë kur ka shqetësim për një konfrontim të mundshëm.

Trump ka paralajmëruar se “gjëra të këqija” ndoshta do të ndodhin nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje, duke rritur presionin mbi Republikën Islamike në një situatë të vështirë që ka çuar në kërcënime të ndërsjella për sulme ajrore dhe ka ngjallur frikën e përshkallëzimit në një luftë më të gjerë.

Irani ka thënë se nuk do të bëjë lëshime në programin e tij të fuqishëm të raketave balistike, duke e quajtur këtë një vijë të kuqe në negociata, raporton A2CNN. 

Share This Article