Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kërkesat e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke i cilësuar si një “tymnajë populiste” dhe duke sulmuar publikisht gjyqtarët.
Ai i ka quajtur të papranueshme përpjekjet e tyre për të imponuar kërkesa ndaj Kuvendit dhe qeverisë, duke sugjeruar ironikisht që shoqata të regjistrohet si parti politike dhe të shpalosë platformën e saj. Ky ton përbën një goditje të hapur ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe duket se synon të frikësojë institucionin përmes presionit publik./JOQ

