Publikoi videon e Obamave/ Trump s’kërkon falje: Pashë fillimin, jo pjesën ofenduese

albnews
By
1 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk kërkoi falje pas publikimit dhe më pas fshirjes së një videoje me përmbajtje raciste në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Në videon e kontestuar, ish-presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama shfaqeshin si majmunë.

Trump tha se kishte kërkuar nga stafi të publikohej videoja, por nuk kishte parë pjesën e fundit që ishte ofenduese. Ai refuzoi të kërkonte falje. Publikimi u cilësua raciste dhe nxiti kritika të ashpra.

Së pari, Shtëpia e Bardhë e mbrojti videon, por më pas e fshiu, duke bërë të ditur se një anëtar i stafit ishte përgjegjës për postimin. Në fund të videos, për dy sekonda, fytyrat e Obamave u vendosën mbi trupa majmunësh, me sfond xhunglën. Kjo shkaktoi reagime të forta për mesazhin dhe përmbajtjen.

Kjo nuk është hera e parë që Trump publikon video të tilla. Vitin e kaluar ai kishte postuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku Barack Obama arrestohej në Zyrën Ovale dhe qëndronte pas hekurave me kostum portokalli.

Share This Article