Skandali Mandelson-Epstein në Britani, policia ushtron kontrolle në shtëpitë e ish-ministrit, hetohet nëse ka zbuluar informacione sekrete qeveritare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rasti Peter Mandelson-Jeffrey Epstein po merr përmasa serioze në Britani. Sipas mediave lokale, policia ka bastisur shtëpitë e ish-ministrit britanik ndërsa po heton mundësinë që ai të ketë pasur komunikime sekrete me Jeffrey Epstein ndërsa ishte në qeveri.

Dy prona të ish ministrit ishin objekt i kontrolleve pasi autoritetet nisën hetimit nëse ai i ka kaluar apo jo informacione qeveritare sekrete financierit të dënuar për pedofili. Në një deklaratë, Policia tha: “Ai nuk është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar.”

Akuzat se Lord Mandelson, si ministër i qeverisë, i kishte zbuluar informacione Epsteinit erdhën pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi një sërë dokumentesh, duke përfshirë email-e për dhe nga financuesi amerikan.

Mesazhet nga viti 2008 duket se tregojnë Lord Mandelson, i cili në atë kohë ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Broën, duke diskutuar me Epstein planet e Thesarit për një taksë të njëhershme mbi bonuset e bankierëve.

Email-e të tjera tregojnë se Mandelson e njoftoi paraprakisht Epstein-in për një paketë prej 500 miliardë eurosh nga BE-ja për të shpëtuar euron.

Deputetët laburistë kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj veprimeve të Mandelson, por edhe ndaj kryeministrit për emërimin e tij si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar.

Share This Article