Londra nuk zbret nga froni: qyteti më i mirë në botë për të 11-in vit radhazi

Share

Londra është shpallur edhe këtë vit qyteti më i mirë në botë, duke ruajtur vendin e parë për të 11-in vit radhazi në renditjen vjetore “World’s Best Cities”, të publikuar nga Resonance.

Sipas raportit, kryeqyteti britanik vijon të dallohet për kombinimin e trashëgimisë historike me zhvillimin modern, ofertën e pasur kulturore, hapësirat e gjelbra, gastronominë e larmishme, muzetë me famë botërore dhe lidhjet e shkëlqyera me pjesën tjetër të globit.

Atraksione ikonike si Big Ben, Pallati Buckingham dhe lagjet e gjalla e bëjnë Londrën një nga destinacionet më të preferuara për turistët, ndërsa qyteti vazhdon të tërheqë miliona vizitorë çdo vit.

Raporti i Resonance vlerëson qytetet bazuar në një sërë kriteresh, përfshirë cilësinë e jetesës, ofertën kulturore, infrastrukturën, potencialin ekonomik dhe përvojën që u ofrohet vizitorëve. Falë rezultateve të larta në këta tregues, Londra ka ruajtur edhe këtë vit vendin e parë në renditjen globale.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit