Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar automjeti i dy personave që ishin pjesë e sherrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani është dhunuar mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti në Vlorë.

Ai u shpreh se sherri nisi si pasojë e parkimit, me dy persona që e sulmuan dhe njëri prej tyre e goditi me mjet prerës pas koke.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia e Vlorës, që bën me dije se automjeti me të cilin u larguan këta dy persona është identifikuar.

Reagimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article