Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar nga qeveria draftet e planeve “Serbia 2030” dhe “Serbia 2035”, por sipas mediave në Beograd, propozimet që ka marrë dyshohet se janë hartuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, ChatGPT, gjë që e ka nervozuar atë, ka raportuar “021.rs”.
Sipas gazetës “Novosti”, Vuçiç pritet që sot të thërrasë kryeministrin Gjuro Macut dhe ministrat, duke u vendosur atyre afat që deri më 21 shkurt, kur ai të kthehet nga vizita në Indi, t’i paraqesin një propozim të ri programor.
“Nëse kjo nuk ndodh, presidenti Vuçiç do ta propozojë vetë këtë strategji dhe program. Dëshmitarët që ishin të pranishëm kur presidenti mori planin e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale thonë se prej kohësh nuk e kanë parë kaq të zemëruar”, raporton gazeta në Beogard.
Megjithëse lajmi është publikuar nga tabloide pranë qeverisë, deri tani as Vuçiç dhe as përfaqësues të qeverisë serbe nuk kanë reaguar zyrtarisht.
